• |
ide | kryesore

Skandali me pronat/ Prokuroria merr 2 mijë dosje nga Kadastra e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për skandalin e dëmtimit të dosjeve të pronave në Kadastër. Hetimet nisën pas deklaratës së kreut të këtij intutucioni për dosje të dëmtuara, fketë të grisura dhe të tjera të shtuara.

Mësohet se si pjesë e këtij hetimi organi i akuzës ka kërkuar administrimin e dokumentacionit nga Kadastra e Tiranës. Dyshimet janë se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucionit të Kadastrës kanë shpërdoruar detyrën duke grisur dhe mbivendosur fletë në regjistrat e pronave tek zona në zhvillim në kryeqytet.

Prokuroria ka marrë nga institucioni të gjithë dokumentacionin që dyshohet se është manipuluar dhe që shkon në gati 2 mijë dosje. Bëhet me dije se pasi të kryhet analizimi i dokumentacionit, do të nisë edhe marrja në pyetje e zyrtarëve.

Lame e cilësoi situatën e regjistrave pronësorë në Tiranë si mjaft problematike. Sipas tij, nga 2342 regjistra pronash të Kadastrës së Tiranës, vetëm 250 ose 10% e tyre rezultojnë pa dëmtime.

Sipas Lames, në regjistrat e pronave në Tiranë ka gjithashtu me mijëra faqe bosh që u përkasin pronave shtetërore, por që nuk janë plotësuar në të shkuarën.

Ka reaguar pas këtyre deklaratave kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha që tha se në vitin 2013 në Kadastrën e Tiranës është lënë çdo gjë e digjitalizuar me certifikimin e Bankës Botërore, por qeveria po vjedh pronat e shqiptarëve.

“Në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo gjë në mënyrë absolute është lënë e digjitalizuar dhe ai me atë dëshmi që ka bërë, ka faktuar se është një kriminel i përmasave të paimagjinueshme. Lame zbuloi një projekt të këtyre hajdutëve në pushtet për tu vërsulur mbi pronat e qytetarëve shqiptarë, por jo, arkiva digjitale është intakte.

E certifikuar nga BB si një nga veprimtaritë më të suksesshme dhe është bërë në fakt nga një grup IT shqiptar. Fatmirësisht miqtë e mi ai kishte në epiqendër kadastrën e Tiranës, ai projekt. Nuk është e gjithë Shqipëria, kjo, është gjithçka digjitale” – tha Berisha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar ende. ©LAPSI.al



3 Comments

    1. Beni nje kontroll me kadastren e Korçes kini per te pare çudira pa fund nje Mal shkeljesh pa fund punonjes te kesaj kadastre te korruptuar pa fund mjafton nje kontroll I thjeshte dhe kini per te pare çudira dhe vjedhje pronash

  1. Reezik do lexojme ndonje lajm keto dite, qe ra zjarr “aksidental” ne kadastrem e Tranes. Pavaresisht ketij fakti edhe sikur ti zhdukin fare regjistrat, cdo prone eshte lehtesisht e verifikueshme dhe e kontrollueshme. Keta ridhjeresat kaq te perkushtuar kane qene ndaj vjedhjes saqe nuk e kane kuptuar akoma qe sistemi pasurive te paluajteshme nuk eshte kollaj te cedoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *