• |
ide | kryesore

Tebas i përgjigjet Al Khelaifit, me një sulm të ri: “Na merr të gjithëve për budallenj”

-Instant, Sport



Shkëmbimi i akuzave mes Javier Tebas dhe Al Khelaïfi vazhdon në distancë dhe duket sikur nuk ka ndërmend të qetësohet. Presidenti i La Ligës i është përgjigjur presidentit të PSG-së dhe njofton se do të vazhdojë kryqëzatën e tij kundër klubeve-shtete. “Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm pa mashtruar”, tha Tebas. Një seri goditjesh e kundërgoditjesh, një javë nga denoncimi i La Ligas kundër PSG-së për shkeljen e Fair Play-t financiar të UEFA-s.

Të martën, presidenti i PSG-së bëri një sërë intervistash përmes mediave të ndryshme (Le Parisien, Gazzetta dello Sport, Marca…) dhe në to ai kritikoi Javier Tebas: “Unë nuk i jap mësime askujt dhe nuk ngatërrohem me klube apo liga të tjera. Është e pahijshme të pretendosh t’u thuash të tjerëve se çfarë të bëjnë. Unë nuk pranoj mësime nga ata që e shohin Ligën e Kampionëve si një kërcënim për ligën e tyre. Unë kam një projekt për të ndërtuar, duke respektuar të gjithë”, tha numri 1 i klubit francez.

Presidenti i La Ligës është përgjigjur përmes rrjeteve të tij sociale: “Çështja Al Khelaïfi është një nivel tjetër. Ai na merr të gjithëve për budallenj (as ai nuk i beson gënjeshtrat e tij)”. Dhe shton: “Ai jep mësime me arrogancën e të pasurve të rinj. Rregullat ekzistojnë edhe për PSG. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm pa mashtruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *