• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, shoferja mbetet e bllokuar brenda mjetit

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjezin e sotëm në autostradën Elbasan- Metalurgji. Nga përplasja “kokë më kokë” mes dy mjeteve “Ford” dhe “Jeep” ka mbetur e bllokuar në mjet drejtuesja e mjetit tip “Ford”. Paraprakisht qytetarët në vendngjarje janë afruar për ti dhene ndihmën e parë por nuk kanë dashur ta nxjerrin nga mjeti i aksidentuar duke pritur ndërhyrjen e ambulancës ndërsa për arsye sigurie pritet edhe ardhja e zjarrfikëses.

Përplasja sapo ka ndodhur dhe në drejtim të vendit të ngjarjes është duke mbërritur policia. Aktualisht nuk dihet se kush mund të ketë qenë shkaku i aksidentit , por aksi Elbasan- Metalurgji konsiderohet problematik dhe njollë e zezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *