• |
ide | kryesore

Çdo muaj në Shqipëri hyjnë rreth 10 mijë litra më pak naftë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Çdo muaj në Shqipëri po hyn rreth 10 mijë litra më pak karburant se vitin e kaluar. Sasia ka nisur të pakësohet që nga muaji mars, kur çmimi i naftës për herë të parë kaloi nivelin 200 lekë për litër.

Lufta Rusi-Ukrainë, duket të ketë dhënë ndikimin kryesor, pasi në janar-shkurt, importet ishin në rritje. Për të gjithë 5-mujorin, rënia llogaritet 6%, ndërsa vetëm në maj ishte 18%.

Vendi ynë renditet e 11 në botë për çmimin e lartë të karburanteve, dhe konsumatorët po gjejnë rrugë të tjera për të mos shpenzuar shtrenjtë për transport.

Përveç atyre që kanë lënë makinat, të tjerë shkojnë në vendet fqinje për furnizim, ku diferenca për një litër arrin deri në 100 lekë.

Shoqata e Hidrokarbureve i tha Euronews se karburantet në vend po shpërndajnë gjithnjë e më pak naftë, ndërsa 6% e pikave tregtare janë mbyllur tashmë.

Për këtë shoqatë, fiksimi i çmimeve nga Bordi ka shkatërruar pikat e vogla, të cilat operojnë kryesisht si biznese familjare. Këto pika, do të ishin të hapura në kushte konkurrence, pasi do të operonin më çmime tregu./ Euronews



2 Comments

  1. O gazetar budalla e di sa jane 10000 litra , jane 10m3 ose me fuci 200 litershe jane 50 fuci . Kjo eshte e pandjeshme fare ,shiko mos behet fjale per 10000 ton. Shqiperia eshte vertet e vogel por 10000 litra jane 200 serbatore veturash. Pyesni njehere sa eshte litri, hektolitri apo toni se shkollen e keni bere naten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *