• |
ide | kryesore

Del SONDAZHI/ Si e vlerësojnë shqiptarët punën e qeverisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëm 1 në 3 shqiptarë (36,2) e vlerëson pozitivisht punën e qeverisë deri tani. Thuajse aq janë edhe qytetarët (33,7%) që e vlerësojnë negativisht atë.

Barometri në Euroneës Albania i pyeti shqiptarët lidhur me besueshmërinë e institucioneve në vend, si dhe vlerësimin e tyre për punën e qeverisë në fusha të ndryshme.

Ndarë sipas partisë që kanë votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, rezulton se pjesa dërrmuese e votuesve të majtë (74%) ka vlerësim të mirë për punën e përgjithshme të qeverisë.

Mes votuesve neutralë, pjesa më e madhe e atyre që kanë dhënë një vlerësim pozitiv apo negativ, mbështet këtë të fundit (30,2%).

Pyetur mbi fusha specifike të ndryshme, gjysma e shqiptarëve vlerësuan negativisht (50,7%) punën e qeverisë për ekonominë e vendit.

Edhe puna për bujqësinë u vlerësua negativisht nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (53,8%).

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euroneës Albania, kryer nga MRB dhe DataCentrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, mes datave 23 maj – 4 qershor.



9 Comments

  1. Sodazhi duhet te ishte, a punon kjo qeveri apo jo. Perveç e shkaterrimit total te shtetit, te ekonomise, te spitaleve te arsimit, te rritjes se varferise dhe çensuren e medias
    shkaterrimin e moralit shoqeror, nuk besoj se tjeter pune ka bere.. A.. Po harrova per propagande antipopullore la ka kaluar edhe dulles! Rrena rrene rena! Kjo eshte ajo qe mund te quhet pune e kesaj qeverie hajdute…

    .

      1. E ZEJME SE PUNON. 36% E KA MBESHTETJEN KY REALISHT NE POPULL . DHE OMENTALISHT ME KTO CMIME DHE NJI PJES E 36% E URREN PERVEC PATRONAZHISTEVE QE MARRIN NGA 2-3 RROGA OFICERAVE TE USHTRISE E SIGURIMIT QE MORIN NGA 7 – 8 MIJE LEK PENSION E VAZHDOJN PUNOJN NE SHTET.

  2. Mike Pompeo që vizitoi Shqipërinë pak javë më parë, shmangu trumpistët e Tiranës, me doktor Berishën në krye, që mendon se me ri-ardhjen në pushtet të Donald Trump, atij dhe familjes së tij do t’iu hiqet damka “non grata”.

    Në takimin e Pence, në fakt kanë qenë present Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj, që njihet si përfaqësuesi zyrtar i PD.

  3. Paska rene mbeshtetja per Ramen ne 36.2%. Dhe behet fjale per periudhen para se Rama te bente ate shfaqjen e shemtuar ne Bruksel,pra po te behet sot injejti sondazh,nuk kalon as 30% .

  4. Edhe ata qe e kane mbeshtetur,do kete qelluar sondazhi ne ndonje lagje mavi se mund te mos duash salen,po s’ke si te mbeshtetesh ramen per inat te sales.
    Si mund te mbeshtetet kanabizimi vendit,kriminalizimi,zhvatja deri ne palce e popullit,arroganca edhe nga funksionaret me te ulet te shtetit,mendo me te lartet si hungerijne,korrupsioni ne majat me te larta,arsimi beterr,varferia ne kulm,dhe plot te tjera.
    Duhet ta dine servilet se jane po aq pergjegjes sa shefat e tyre dhe mos pandehin se do shpetojne paq.
    Do i vije dita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *