• |
ide | kryesore

“Jo, kjo nuk më intereson”: Di Maria injoron Romën e del hapur: “Juventus është klubi më i madh në Itali”

-Instant, Sport



Juventus dhe Angel Di Maria është një lidhje që mund të bëhet, por duhet edhe pak kohë. Vetë lojtari argjentinas i ka konfirmuar kontaktet: “Juve është një nga skuadrat e interesuara për mua dhe klubi më i madh në Itali”, ka komentuar ai, por pa u ekspozuar: “Më duan, por tani jam fokusuar te familja dhe pushimet”. Optimizmi filtron në ambjentin rreth lojtarit, por Di Maria kërkoi më shumë kohë për të vlerësuar opsionet në tavolinë.

Opsione mes të cilave nuk është aspak Roma, të paktën jo për Fideon. Gjatë intervistës për ESPN, nga e cila u publikua një video, lojtarit iu ofrua një fanellë e Juventusit “Erdhi qëllimisht!” dhe një verdhekuqe të cilës, megjithatë, i ka komentuar qartë: “Jo, kjo nuk më intereson”.

Nëse ai është i destinuar për Juventusin apo për tu kthyer në vendlindje, duke pasur parasysh dëshirën për t’u kthyer në Argjentinë pas një viti dhe për rrjedhojë duke e përjashtuar veten nga avantazhet e Dekretit të Rritjes ende është e paqartë, por optimizmi filtron nga stafi i lojtarit për një përfundim pozitiv të bisedave me Juventus. Do të duhet kohë, megjithatë, që vetë Di Maria e kërkoi për ta shijuar me familjen përpara se të marrë një vendim të rëndësishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *