• |
ide | kryesore

Di Maria pranon ofertën e Juventus, stafi i lojtarit e pranon: “Jemi te detajet, presim aprovimin”

-Instant, F1, Sport



Në Torino ka nisur numërimi mbrapsht për të parë Angel Di Marian të veshur me fanellën bardhezi: hapja e argjentinasit për një transferim në Itali i ka dhënë një përshpejtim të fortë negociatave mes stafit të tij dhe drejtuesve të Juventus. Konfirmimi ka ardhur pikërisht nga menaxherët e argjentinasit, që kanë dhënë një deklaratë për La Stampa: “Po flasim për detajet e fundit dhe presim që të na japin ok për disa gjëra”. Një kontratë 1 vjeçare me vlerë 7 milionë neto është gati për 34-vjeçarin.

Orët e ardhshme do të jenë të çmuara për të sqaruar detajet e fundit: Cherubini dhe Arrivabene insistojnë të fusin opsionin e rinovimit edhe për një vit, por deri më tani përpjekjet janë përplasur në murin e ngritur nga lojtari Albiceleste. Prandaj, marrëveshja do të shtrëngohet në bazë të një kontrate sezonale, pastaj do të shihet. Ende për tu përcaktuar, paketa e bonuseve që do të përfshihet në kontratë.

Di Maria do të kompletojë një repart ofensiv, duke i dhënë një dorë edhe aftësive realizuese të Vlahovic dhe duke lehtësuar rikuperimin e Chiesa, që vjen nga dëmtimi. Klubi i Juventusit, megjithatë, mund të mos ndalet me kaq: Zaniolo mbetet një opsion i mundshëm me ose pa nënshkrimin e Fideos, ndërsa politika e sigurimit të Kostic mbetet e vlefshme.

Megjithatë, tani Juventus konkludon një goditje që në një pikë dukej se ishte zhdukur përgjithmonë: përgjigja e argjentinasit erdhi me vonesë, por durimi për një lojtar të kalibrit të tij, në fund të fundit jep gjithmonë rezultat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *