• |
ide | kryesore

Johnson: I takon popullit ukrainas të vendosë nëse duan një marrëveshje paqeje

-Instant, Lajme, Planet



“I takon popullit ukrainas të vendosë nëse dhe kur duan të vendosin për një marrëveshje paqeje me Rusinë,” sipas një deklaratë të Boris Johnson. I pyetur nga redaktori politik i BBC-së, Chris Mason, se cili është objektivi i Mbretërisë së Bashkuar për konfliktin në Ukrainë, ai tha se i takon presidentit Volodymyr Zelensky dhe popullit ukrainas të vendosin.

“Ne nuk mund të jemi më ukrainas se ukrainasit, të gjithë e kuptojnë këtë,” tha ai.

Por sipas një sondazhi pas sulmit në një qendër tregtare në Kremenchuk, “89% e ukrainasve në asnjë rrethanë nuk të pranonin një marrëveshje paqeje në shkëmbim të territoreve dhe ata nuk donin asnjë lloj marrëveshje paqeje.

Detyra jonë është të mbrojmë të drejtën e ukrainasve për të mbrojtur veten e tyre. Kjo është ajo që ne po bëjmë.” Ne duam t’u japim atyre mjetet e duhura për të dëbuar rusët nga territori i tyre dhe ta vendosim Zelenskyn në pozicionin më të mirë të mundshëm nëse ai vendos se dëshiron të flasë me Rusinë për një marrëveshje“.

Por Johnson thekson se udhëheqësi rus Vladimir Putin nuk po ofron një marrëveshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *