• |
ide | kryesore

Ricky Martin paditet nga ish- menaxherja: Manipulues

-Instant, Paparazzi, Slider



Ricky Martin është paditur nga ish-menaxherja e biznesit Rebecca Drucker, e cila thotë se ai nuk i ka dhënë 3 milionë dollarë për shërbimet që ajo ka ofruar.

Ekipi ligjor i Drucker tha se Martin,  “refuzoi plotësisht dhe me keqdashje t’i paguante Rebeccës miliona dollarë në komisione që i detyrohej”, raportoi Billboard, duke cituar dokumentet e gjykatës në çështjen e paraqitur në Gjykatën Qendrore të Qarkut në Los Angeles.

Drucker tha se ajo fillimisht ka punuar për artistin midis viteve 2014-2018.Ricky më pas kontaktoi Drucker-in në maj të vitit 2020 gjatë një periudhe kohore kur ‘jeta e tij personale dhe profesionale ishin]në trazira absolute’ dhe ajo e ktheu në mënyrë efektive karrierën e tij në rrugën e duhur, u shpreh ish menaxherja para gjykatës.

Në dokumentet e gjykatës thuhet se ajo ofroi ‘shërbime të paçmueshme si menaxhere dhe këshilltarja e tij kryesore’ për të ndihmuar Martinin në lidhje me marrëveshjet që përfshinin regjistrimin e kontratave, turneve dhe sponsorizimeve, duke e ndihmuar atë të fitonte miliona nëpërmjet një turneu në Amerikën e Veriut që ai ishte me Enrique Iglesias të fundit.Turneu fitoi 19 milionë dollarë, raportoi Billboard, duke cituar grafikun e tij në fund të vitit 2021.

Rebeca tregoi gjithashtu se se këngëtari Shake Your Bon-Bon ishte i pandershëm dhe manipulues në trajtimin e tij me të dhe ajo dha dorëheqjen nga puna me të prillin e kaluar.Ai më pas e kërcënoi  që të mos fliste për biznesin e tyre së bashku dhei kërkoi të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *