• |
ide | kryesore

Akuzohen për evazion fiskal e fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë

Arkiva



Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarëve të gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, të akuzuar për fshehje pasurie, me argumentin se nuk ka vepër penale. SPAK këtë të premte paraqiti kërkesën në GJKKO për pushim çështje. Më konkretisht SPAK kërkoi pushimin e çështjes për:

  • Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
  • Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  • Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
  • Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  • Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
  • Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
  • Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *