• |
ide | kryesore

Bordi uli çmimin e naftës me 22 lekë për 14 ditë. Frikë nga protesta e 7 korrikut?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës i mbledhur ditën e sotme ka ulur sërish çmimin e naftës, benzinës dhe gazit që tregohet me pakicë në vend.

Nafta ëshë ulur me plot gjashtë lekë për litër, benzina me shtatë lekë dhe gazi me dy lekë.

Ndonëse duket koiçidencë, çmimet e karburanteve po ulen çdo ditë e më shumë teksa afrohet protesta e shtatë korrikut të thirrur nga Partia Demokratike.

Ky fenomen ndërkohë nuk ndodh për herë të parë.

Protesta e përditshme e nisur rreth dy muaj më parë u shuajt ditë pas dite, pasi Bordi nisi të ulë çmimin e naftës, benzinës dhe gazit. E njëjta gjë ndodhi edhe një javë më parë kur teksa u thirr një protestë e shoqërisë civile, ajo u parapri nga një njoftim i beftë i Bordit për ta ulur çmimin e naftës.

Në 17 qershor, çmimi i naftës preku majën kur një litër me pakicë u shit për 265 lekë, benzina me 241 lekë dhe nafta me 81 lekë.

14 ditë më vonë, dhe gjashtë ditë para protestës së opozitës, nafta është ulur me plotë 22 lekë, benzina me 6 lekë dhe gazi me pesë lekë.

17 QERSHOR 

Nafta- 265 lekë/litri

Benzina- 241 lekë/litri

Gazi- 86 lekë/litri

18 QERSHOR 

Nafta- 261 lekë/litri

Benzina- 236 lekë/litri

Gazi- 86 lekë/litri

23 QERSHOR 

Nafta- 258 lekë/litri

Benzina- 239 lekë/litri,

Gazi- 83 lekë/litri

28 QERSHOR 

Nafta- 255 lekë/litri,

Benzina- 242 lekë/litri

Gazi- 83 lekë/litri

29 QERSHOR 

Nafta- 249 lekë/litri

Benzina- 242 lekë/litri

Gazi- 83 lekë/litri

1 KORRIK 

Nafta- 243 lekë/litri

Benzina- 235 lekë/litri

Gazi- 81 lekë/litri



3 Comments

  1. Me sa duket me dt 7 koerik, bordi do e ule cmimin ne aq sa ishte para se te fillonte lufta ne Ukraine. Shkurt, Rama po fillon e dhjet gjak se e di qe nuk ka Lulken perballe qe te beje pazar.

  2. Çfar të bësh, duhet të rrish gjith kohën rrugëve në demonstrata që këta mos te ngrejnë çmimet… q r Qeveri kllounësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *