• |
ide | kryesore

Vala e të nxehtit po përfshin Europën, thyhen të gjitha rekordet e temperaturave

-Instant, Lajme, Të fundit



Temperaturat rekord po regjistrohen në të gjithë Europën pasi vala e të nxehtit ka përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin. Qershori është një nga më të ngrohtët dhe në një numër të madh vendesh evropiane është thyer kufiri mesatar i temperaturës karakteristik për muajin e gjashtë. Kjo vlen edhe për veriun e Europës, ndaj dy ditë më parë në Norvegji u regjistrua një temperaturë prej 32.5 gradë Celsius, që është një rekord në Rrethin Arktik. Ndryshe, temperatura mesatare e ajrit në Rrethin Arktik në Europë është 13 gradë.

Në qershor, temperatura arriti në 35 gradë në Poloni, dhe mbi 37 gradë Celsius në zonën e Gjermanisë lindore. Temperaturat janë rekord të larta edhe në Ballkan. Rekordet e temperaturave të qershorit u thyen gjithashtu në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina pa temperatura 0.2 gradë Celsius nën rekordin e qershorit që ishte 41 gradë Celsius. Ferr është edhe në veri të Afrikës, ku në Tunizi pak ditë më parë u mat edhe 48.7 gradë. Bubullima janë regjistruar edhe në Evropë, ndërsa parashikimet tregojnë se temperatura të larta priten edhe në periudhën e ardhshme./ Telegrafi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *