• |
ide | kryesore

E mori me parametër zero, i vendos klauzolë 500 milionë euro: Barcelona, zyrtarizon Kessie

-Instant, Sport



Pas datës 30 qershor, që ishte edhe ajo e skadimit të kontratës me Milanin, për kalimin e Franck Kessie te Barcelona mungonte vetëm njoftimi zyrtar, që ka mbërritur sot. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është bashkuar me blaugrana me parametër zero e ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026 (për 6.5 milionë neto në sezon). Katalanasit për të qenë të sigurtë i kanë vendosur Kessie një klauzolë të thyerjes së kontratës prej 500 milionë eurosh. Prezantimi në konferencën për shtyp është planifikuar për të martën në mëngjes.

Njoftimi zyrtar mbyll kështu kapitullin e zërave që vinin nga Spanja për problemet e mundshme për teserimin e Kessie: situata e vështirë ekonomike e katalanasve sigurisht që e vonoi marrëveshjen, e cila megjithatë nuk u vu kurrë në diskutim. Presidenti Laporta kishte paralajmëruar prezantimin e mesfushorit të datëlindjes 1996 për të mërkurën, sot erdhi konfirmimi përfundimtar, i mundshëm edhe falë shitjes së një pjese të të drejtave të ardhshme televizive që kanë garantuar të ardhura prej 200 milionë eurosh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *