• |
ide | kryesore

Konflikti në Radhimë/ Qëlloi me armë në drejtim të vëllait prej mosmarrëveshjeve për pronën

-Instant, Lajme, Të fundit



Zbardhet ngjarja e ndodhur në Radhimë të Vlorës mesditën e sotme në plazh, ku turistët u “terrorizuan” nga të shtënat me armë.

Mësohet se personat e konfliktuar janë vëllezër.

Të dy janë pronarë të plazhit “Bora Bora” në Radhimë. Njëri prej tyre ka ardhur nga Anglia dhe ka shtënë në drejtim të vëllait.

Mësohet se Benjamin dhe Edison Kondi, të dy pronarë të plazhit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për administrimin e tij.

Sipas policisë konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën.

Benjamini ka shtënë në drejtim të vëllait të tij Edisonit.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Një turist norvegjez, i pranishëm në vendngjarje, ka treguar gjithashtu versionin e tij për këtë incident.

“Dëgjuam të shtënat, dhe ikëm me vrap. Ka pasur 2, 3 të shtëna. Nuk kemi parë asgjë tjetër. Nuk e di nëse është plagosur njeri. U frikësova. Kam ardhur me familjen këtu”, tha turisti.

 



1 Comment

  1. Edhe në plazhe me arem me pistolet tame Talibane poshte mentaliteti Turke Otomane Talibane. Vrasje në mes të qytetit rrahje në araporte tani me arem edhe në plazhe keta nuke jane njerze po terrorista

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *