• |
ide | kryesore

Trupat ukrainase tërhiqen nga Lysychansk

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka deklaruar se ka nën kontroll rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, pasi ka marrë në kontroll Lysychansk, qytetin e fundit të kontrolluar nga ukrainasit në rajon, shkruan The Guardian.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e tyre kishin vendosur “kontroll të plotë” mbi Lysychansk dhe disa vendbanime aty pranë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti.

Komanda ushtarake e Ukrainës konfirmoi të dielën në mbrëmje se trupat e saj ishin detyruar të tërhiqeshin nga qyteti, në të kundërt pasojat do të ishin fatale.

“Ne u tërhoqëm për të mbrojtur jetën e ushtarëve ukrainas,”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pranoi humbjen e qytetit, duke u zotuar të rimarrë sërish kontrollin e zonës. Marrja ruse e Lysychansk do të thotë se Moska në fakt ka fituar kontrollin e të gjithë rajonit të Luhanskut, si dhe më shumë se gjysmën e rajonit të Donetsk, që pëfshin rreth 75% të dy rajoneve lindore, të cilat njihen kolektivisht si Donbas.



1 Comment

  1. Ukraina po perdoret si “place d’arme” ku Perendimi dhe Lindja po demonstrojne ne terren garen e tyre te armatimit, duke hedhur ne ere cdo marreveshje te arritur ne 70 vite.

    Nuk eshte fjala as per patriotizem, as per demokraci, as per mbrotje te popullsive respektive ne Ukraine.

    Kjo lufte po behet e neveriteshme dhe asnje propagande nuk e mbulon dot. kete fakt

    Ka ardhur koha per nje levizje te gjere civile kunder saj, sikurse dekada me pare kunder luftes ne Vietnam.

    Ndoshta vjeshta do te sjelle reagimin popullor ne shume vende e ne te dy krahet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *