• |
ide | kryesore

Fanella e dytë e Liverpool tërbon tifozët: “Duket si TV kur prishej antena!”

-Instant, Sport



Vitet e fundit, imagjinata e kompanive që prodhojnë fanellat për klubet e futbollit ka arritur në nivele vërtet të paimagjinueshme. Nëse dikur fanellat e para dhe të dyta ishin thuajse me siguri me ngjyra të thjeshta të skuadrës në fjalë, duke e lëshuar “çmendurinë” në uniformat e treta, tashmë edhe fanellat më të përdorura nuk janë të imunizuara nga risitë. Lajme që nuk i pëlqejnë shumë tifozëve që kanë qenë gjithmonë dashamirës të traditës. Prandaj, javët para fillimit të një sezoni të ri janë gjithashtu ato në të cilat mbështetësit zbulojnë se cilat fanella do të veshin idhujt e tyre. E, si në rastin e fanellës së dytë të Liverpool për sezonin e ardhshëm, polemika nuk vonojnë të ndizen.

Nëse nuk ka shumë probleme për fanellën e parë të Reds, duke qenë se ngjyra është aq ikonë sa nuk lejon as mundësinë për të bërë ndryshime dramatike, në fanellën e transfertave duket se ka pasur pak më shumë eksperimente. Siç raporton DailyMail, dolën fanella nuk u ka pëlqyer fare tifozëve. Fanella e dytë e Liverpool për vitin e ardhshëm është, siç ka ndodhur shumë shpesh, e bardhë, por me një model shumëngjyrësh vijash dhe valësh që pothuajse krijojnë një ylber. Sigurisht një efekt shumë i veçantë, i cili do t’i bëjë lojtarët e Klopp të dallohen, por jo saktësisht siç priste publiku i Anfield.

Kështu, siç ishte e kuptueshme që do ndodhte, filluan komentet në rrjetet sociale, të cilat nuk kursyen pickimet ndaj vendimit të klubit dhe Nike. “Duket si një televizor i njëzet viteve më parë kur prishej antena”, thotë një mbështetës i Reds. Megjithatë, dikush e sheh në anën pozitive të cështjes: “Kështu do të hipnotizojmë lojtarët kundërshtarë!”. E sigurt është se që kur Liverpool u largua nga Neë Balance për t’iu bashkuar Nike, nuk është se tifozët kanë qenë ndonjëherë shumë të kënaqur me produktin e kompanisë amerikane. “Nike na ka zhgënjyer sërish. Në këtë moment më shkon mendja se po tallen me ne”, shpjegon një tifoz i zhgënjyer. E si gjithmonë, polemikat shpëthyen…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *