• |
ide | kryesore

Kapen ne flagrancë duke vjedhur marketin, prangosen 2 vëllezërit në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër A. K., 30 vjeç dhe I. K., 24 vjeç janë arrestuar për shkak se akuzohen për tentativë vjedhje në një market në Elbasan. Vëllezërit janë kapur në flagrancë, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në tentativë për të vjedhur në marketin në pronësi të shtetasit R. S., në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të një vjedhjeje tjetër të ndodhur më parë në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku ata kanë vjedhur me thyerje në mjetin e shtetasit M. P., një karrocë për fëmijë dhe disa sende të tjera. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që këta shtetas përdornin për të kryer vjedhjet (një troko dhe një trapan).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *