• |
ide | kryesore

Matondo befasia e Mehmetit: Partizani kërkon fitoren ndaj Saburtalos

-Instant, Sport



Partizani do të masë forcat sot pasdite në orën 18.00 në transfertën gjeorgjiane me Saburtalon, ndeshje në të cilën të kuqtë kërkojnë një rezultat pozitiv, për të qenë sa më pranë kualifikimit në turin e dytë të Conference League. Lajmi pozitiv është rikuperimi i të gjithë lojtarëve, me përjashtim të kapitenit Alban Hoxha, mungesa e të cilit ishte e ditur.

Kështu, Cvetanoski, i cili ka pasur probleme fizike në fazën përgatitore, e ka kaluar problemin duke marrë ngarkesë të plotë në javën e fundit e duke u kandiduar kështu për një vend titullari në skuadër në këtë ndeshje. Edhe Skuka do të jetë në ndeshje, pavarësisht se shqetësimi në shpatull nuk ka kaluar plotësisht. Dibrani duhet të bëjë kujdes, por Mehmeti nuk heq dorë prej tij. Ndërkohë, Matondo, megjithëse nuk ka kryer fazë përgatitore, duket shumë mirë fizikisht.

Për këtë arsye, Matondo duhet ta nisë nga minuta e parë ndeshjen në stadiumin “Tengiz Burjanadze” bashkë me Muratajn e Rrapajn, ndërsa Hoti do të manovrojë pas shpinës së sulmuesve Skuka e Cara. Në portë, Teqja duket favorit ndaj Rexhepit. Në qendër të mbrojtjes nuk ka diskutime për dyshen Belica-Bitri me Hadrojin e Atanaskoskin në krahë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *