• |
ide | kryesore

Heqje e mandatit të Xhaçkës/ Avokati: Ministrja nuk ka përfituar pasuri nga shteti

-Instant, Lajme, Të fundit



Këshilli për Regulloren, Mandatet dhe Imunitetin është mbledhur sot për të diskutuar rreth kërkesës së grupit të Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pasi akuzohet se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik. Avokati Genc Cifligu ka përfaqësuar sot ministren Xhaçka në komision. Avokati i  ministres ka dhënë argumente, të cilat sipas tij e bëjnë të qartë që çështja nuk mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese pasi neni 70 i Kushtetutës parashikon që mandati i deputetit hiqet vetëm në rastet kur vërtetohet që deputeti ka përfituar vetë nga një pronë e pushtetit qendror apo vendor. Sipas tij argumentat e sjellë nga deputetet e Partisë Demokratike janë të përgjithshme, lënë hapësirë për abuzime dhe keqinterpretime.

Avokati Çifligu thotë se Kuvendi duhet ta dërgojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese, vetëm nëse plotësohen kërkesat e pikës 2, të nenit 70 të Kushtetutës së Shqipërisë, duke përmendur edhe vetë një vendim të Kolegjit të Gjykatës, e cila ka thënë qartë se kërkesa pranohet vetëm nëse deputeti ka ushtruar veprimtari përfituese vetë, dhe jo përmes familjarëve të tij.

“Nga ana e një grupi deputetësh që përfaqësojnë një të dhjetën e Kuvendit është paraqitur një mocion për Xhaçkën, kërkesa për heqjen e mandatit. Sipas mocionit, pretendohet se po ushtrohet nga ajo një veprimtari, veprimet e të cilës bien ndesh me pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës. Rregullorja e Kuvendit e ka parashikuar se si do të ndiqet për konstatimin e kufizimeve. Kuvendi bën verifikimin nëse mocioni i paraqitur ndaj një deputeti plotëson kërkesat juridike formale për vënien në lëvizjes të Gjykatës Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikës 3 në ato parashikohet se kur Kuvendi parashikon që ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Parashikohet se Kuvendi i drejtohet Gjykatës kur deputeti shkel detyrimet dhe kryen veprimtari përfituese që vijnë nga shteti. E drejta e Kuvendit nuk është e drejtë e palimituar, vetëm një shkelje Kuvendi ka të drejtë të vendosë dërgimin e çështjes në Kushtetuese. Nisur nga përmbajtja e pikave kolegji i gjykatës kushtetuese, është shprehur se: që Kuvendi të kërkojë mbarimin e mandatit duhet që shkelja të jetë kryer nga vetë deputeti dhe jo nga person tjetër. Sipas paragrafit 2, Kushtetua jonë ia ka deleguar rasteve të veçanta. Kërkesa për mocion, i referohet paragrafit 2 të Kushtetutës. Për shkak se siç pretendohet, rastet e parashikuara në pikën 2 nuk hyjnë në një çështje të Kushtetutës. “, tha avokati i Xhaçkës.

 



2 Comments

  1. Keta qe thoni ju, qe respektojne ligjin e nuk denjojne te paraqiten ne seance degjimore . Keta te paprekshmit e te pagabueshmit.

  2. u cna the.po avokati mbrojtes te akuzuarin do mbroje.vetem nese caktohet nga shteti,sepse nuk mund te paguaj,avokati nuk mbron te akuzuarin edhe pse mund te mos jete fajtor.nuk eshte ky rasti.kjo nga zhulse,eshte kthyer miliardere se bashku me ate gomar qe ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *