• |
ide | kryesore

Sekustrohen 3.7 kg lëndë narkotike në Krujë, arrestohen babë e bir

-Instant, Lajme, Të fundit



Babë e bir janë arrestuar në flagrancë ditën e sotme në Krujë, gjatë një operacioni antidrogë. Në kuadër të operacioni policor të koduar “Kroi i Madh” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve H. K., 53 vjeç dhe S. K., 19 vjeç, të dy banues në Krujë (babë e bir).Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti fidanë të dyshuar narkotikë, të kultivuar në kubikë, dhe rreth 3.7 kg lëndë e dyshuar narkotike në formë boçeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *