• |
ide | kryesore

Vodhën 172 litra karburant nga ekskavatori i një firme ndërtimi, lihen në burg autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Petrit Kodrën dhe Julian Subashin, të arrestuar për vjedhjen e një sasie karburanti në Vorë. Dy të rinjtë të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim. Sipas prokurorisë, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Julian Subashi ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit Petrit Kodra i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur.

35-vjeçari Julian Subashi dhe 31 vjeçari Petrit Kodra u arrestuan më 10 korrik u arrestua falë operacionit policor të koduar “Fuel”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *