• |
ide | kryesore

Chelsea pa ‘frena’: Blues kërkojnë t’i marrin Milanit lojtarin ‘e pashitshëm’

-Instant, Sport



Rafa Leao rifillon punën sot me skuadrën: portugezi në fakt është rikthyer në Milanello gati për t’u vënë sërish në dispozicion të trajnerit Pioli. Për Milanin, arkitekti kryesor i titullit të 19-të është një lojtar thelbësor, i paprekshëm. Megjithatë, kjo nuk duket se e ka penguar Chelsea të testojë situatën me stafin e portugezit për të kuptuar mundësinë e transferimit të tij në Londër: me pak fjalë, sipas asaj që shkruajnë tabloidët anglezë, pronësia e re amerikane e Blues pasi e ka siguruar praktikisht Koulibaly, po studion goditjen e madhe të merkatos. Operacioni është në kufi me të pamundurën, sepse bie ndesh me vullnetin e fortë të Milanit për të mos e privuar veten nga Leao, një xhevahir që për më tepër “blindohet” me një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Megjithatë diçka duket se po lëviz ose të paktën Chelsea do të donte të përpiqej të futej në mes të një negocimi për rinovimin e kontratës që skadon në 2024 dhe që i sheh ende larg portugezin dhe Milan.

Nga shtëpia e Milan filtron qetësi absolute, për momentin. Të paktën në lidhje me të ardhmen e afërt të Rafas. Klauzola e lartpërmendur dhe marrëdhënia e shkëlqyer me lojtarin konsiderohen garanci për të tashmen dhe të ardhmen e afërt. Situatë tjetër nëse flitet për kontratën që skadon pas dy vitesh: klubi tha se ishte gati të rriste pagën e lojtarit deri në gjashtë milionë në sezon, me një rinovim deri në vitin 2027, ndërsa stafi i lojtarit për momentin nuk ka dhënë përgjigje sipas pritshmërive. Leao e di që mund të aspirojë për fitime shumë më të larta dhe pa dashur ta sforcojë dorën, megjithatë, ka vendosur të marrë kohë. Një lojë që megjithatë mund të favorizojë përfshirjen e klubeve më të rëndësishme europiane që pashmangshmërisht i kanë sytë te një prej lojtarëve më të fortë në xhiro. Tani për tani ka qenë vetëm sondazhi i Chelsea, por nga Anglia po përflitet për një tentativë të radhës nga Manchester City. Me pak fjalë, nëse për momentin situata e lidhur me të tashmen nuk e tremb Milanin, duke parë pak më tej ka nga ata që fillojnë të identifikojnë një çarje të rrezikshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *