• |
ide | kryesore

Fyen myslimanët në TikTok/ Shpallet në kërkim Luigj Marku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dega e anti-terrorit në policinë e shtetit dhe Prokuroria e Lezhës kanë shpallur në kërkim 39-vjeçarin, Luigj Marku. Ai është i njohur në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok pasi bën thirrje ekstremiste duke ofenduar dhe fyer myslimanët.

Mediat shkruajnë se u është kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit i cili akuzohet për veprat penale “veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes”.

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale e ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. O kurve shqiptari kurre nuk e ka ofenduar shqiptarin per fene qe ka . E fundit gje qe i intereson nje shqiptari te k tjetri eshte feja . Ate qe se bene dot ne shekuj greket , turqit , sllavet po e bejne veglat e tyre . Qijani ropt kesaj kurves .
    Mos harroni jo kisha e xhamija , por e para fe per shqiptarin eshte shqiptaria

  2. Luigji do jetë një person që ka probleme me veten e vetë.
    Nuk besoj që ai përfaqëson ndonjë grup apo sekt.
    Shqiptarët pamvarësisht se të çfarë feje kanë, janë të gjithë vëllezër.

    1. Kam përshtypjen se i ke rënë pikës. Edhe unë mendoj se ai njeri po kalon ndonjë lloj problemi të shëndetit mendor dhe ka nevojë për trajtim psikologjik ose ku i dihet…edhe psiqik. Fatkeqësisht janë gjëra që ndodhin por kuptohen me vonesë. E vetmja zgjidhje është vizitë te specialisti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *