• |
ide | kryesore

Policia aksion në Shkodër, asgjësohen 4.200 bimë kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacion masiv antikanabis, i koduar “Pulti”.

Operacioni, nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Drejtorinë e Luftës kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Prej 48 orësh, në njësitë administrative Pult dhe Shalë, të bashkisë Shkodër, po vijon operacioni në të cilin janë përfshirë 250 forca policore, të cilat po përdorin 4 dronë, dylbi dhe disa GPS, për të gjetur koordinatat e regjistruara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe nga dronët e Policisë që ka në dispozicion DVP Shkodër.

Në instruktazhin e forcave policore, para fillimit të operacionit, ishte i pranishëm Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, i cili u kërkoi përgjegjësve të grupeve të kontrollit që të tregojnë kujdes, të marrin masa sigurie për efektivët dhe nëpërmjet koordinatave të verifikohen të gjitha vendet ku ka dyshime që mund të jenë kultivuar bimë narkotike.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 85 koordinata të evidentuara nga monitorimi ajror i GDF-së dhe kontrolli me dronët e Policisë së Shkodrës.
U asgjësuan rreth 4200 bimë kanabis që ishin kultivuar në zona të pyllëzuara dhe në sipërfaqe të vogla me nga 15 deri në 20 bimë.
Operacioni është në vijim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë orëve të fundit, operacione masive janë zhvilluar në Krujë dhe në Mirditë, ku si rezultat janë vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.



1 Comment

  1. E keni gabim,more Lapsi.al.Kanabis ka vvite,qe nuk ka me ne Shqiperi.A i lexoni fjalimet e Rames,ju,apo nuk degjoni,nga ajo ane??!!.Madje,qe nga koha e Tahirit,as qe behet fjale me per kanabis.Besoeni fjaleve te Rames,se edhe per inceratoret,nuk e keni besuar,por pse kot ja kryen pagesat Rama treshes se fameshme,qe jeton ne arrati,vetem per shkaak te dyshimeve tuaaja???!!! Lerini mo njerezit,te marrin parate,e ja si po ja shperndajne edhe pleqve te azileve,varfanjakeve qe grumbullojne kanoce,e te tjere fukarenjve.Nuk ju vjen keq,per to???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *