• |
ide | kryesore

Gjendet një grua e pajetë në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen “Kogresi” të qytetit të Elbasanit. Policia bën me dije se ajo jetonte e vetme dhe nga këqyrja paraprake nuk janë zbuluar shenja dhunë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Njoftimi i policisë

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 14.07.2022, rreth orës 10:40, në lagjen “Kongresi” Elbasan, është gjetur e pajetë në banesën e saj, shtetasja L.M., 78 vjeçe, e cila jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *