• |
ide | kryesore

Mazrekaj kualifikon Laçin në raundin e dytë: goditje dënimi spektakolare, fundoset Iskra

-Instant, F1, Sport



Laçi kualifikohet në raundin e dytë të Conference League, duke mposhtur 0-1 në transfertë Iskran dhe duke shkuar të rrëmbejë kalimin e turit në Malin e Zi, pas 0-0 së fiksuar në Elbasan Arena. Vendosi sfidën një gol spektakolar nga goditja e dënimit e Mentor Mazrekajt në minutën e 19’, që edhe njëherë nxjerr nga telashet kurbinasit, duke i dhënë të drejtë Shpëtim Duros që aq shumë beson tek kosovari.

Në barazimin pa gola të ndeshjes së parë, tekniku kishte nxjerrë mësimet e duhura, duke lajmëruar ndryshimet, që në këtë rast bënë edhe diferencën. Cuci nga minuta e parë, Ziko në mesfushë e Mazrekaj në linjën ofensive me Guindon e Akiniemin funksionoi më së miri dhe supremacinë në lojë, këtë herë bardhezinjtë e finalizuan me golin e Mazrekajt.

Pas një impakti më të mirë të vendasve, që frikësuan me Kumburoviç në minutën e 11, miqtë morën besim dhe provuan me Guindon e Akiniemin, por edhe Spahiun, duke e mbyllur Iskran në gjysëmfushën e saj, ndërsa goli i shënuar i detyroi malazezët të humbasin dicka në kujdesin difensiv. Guindo provoi në të 48, ndërsa aktivizimi i Babatunde i dha më tepër ritëm Lacit në pjesën e dytë. Rastin më të mirë e kishte në këmbë pësëri Mazrekaj, por këtë herë kosovari nuk kaloi dot portierin Kordic, që devjoi me këmbë.

Një fitore që i mjafton skuadrës së Shpëtim Duros për të kaluar në raundin e dytë të Conference League, aty ku do të gjejë përballë moldavëve të Petrocub.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *