• |
ide | kryesore

Video/ Asllani magjeps Inzaghin: goli i shqiptarit shpëton Interin nga humbja

-Instant, Sport, Video



Ndeshja miqësore në Ferrara ndërmjet Inter dhe Monaco përfundon në barazim: 2-2 është rezultati i fiksuar në Mazza, me djemtë e Inzaghit që shmangin humbjen me rikuperim. Francezët kaluan me dy gola në avantazh në minutën e 30-të falë Golovin dhe Ben Yedder, por Gagliardini shkurtoi diferencën në fund të pjesës së parë (42′) dhe në minutën e 59-të erdhi goli i parë me fanellën zikaltër për Kristjan Asllanin. Debutim sezonal për shumë emra të mëdhenj: shijuan fushën mes të tjerëve Barella, Bastoni, Brozovic, Calhanoglu, De Vrij dhe Dzeko.

Konfirmime, ide të reja dhe disa nota të gëzueshme për Inzaghin në daljen e dytë verore të Interit të tij. Ndryshe nga testi i parë ndaj Luganos, të cilin e fituan lehtësisht, zikaltrit duhet të kënaqen me një barazim ndaj një rivali të rangut më të lartë dhe patjetër përpara në përgatitje, si Monaco. Në Mazza të Ferraras përfundoi 2-2, me një Inter herë pas here në telashe, por të shtyrë nga karakteri dhe cilësia, në radhë të parë ai i LuLa. Por për të shkëlqyer në sprovë ndaj monegaskëve ishte mbi të gjitha Asllani, i cili konfirmoi përshtypjet e shkëlqyera të daljes së parë në Lugano, duke e kalitur mbrëmjen me një gol, atë të barazimit final pas avantazhit të dyfishtë në gjysmën e parë të firmosur nga Golovin -Ben Yadder. Gjysmë ore lojë për lojtarët e kombëtareve, si dhe për Dzekon dhe Onanën. Përpara fillimit, nga tribunat e Mazzas nuk munguan thirrjet e drejtuara Marottas me kërkesën e zakonshme: “Na sill Dybalan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *