• |
ide | kryesore

A është Putin i sëmurë?/ CIA jep versionin e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme se Vladimir Putin mund të jetë i sëmurë ose të ketë probleme mendore, CIA thekson se nuk ka prova të mjaftueshme për ta vërtetuar këtë.

“Nuk ka asnjë informacion se Vladimir Putin është i paqëndrueshëm ose me shëndet të dobët”, – sqaroi drejtori i agjencisë së inteligjencës, William Burns, i cili gjithashtu bëri shaka se lideri rus duket “shumë i shëndetshëm”.

Daily Mail ka raportuar prej kohësh për një sëmundje të dyshuar të presidentit rus që në mars, duke cituar disa raporte të inteligjencës perëndimore. Që atëherë, gjendja shëndetësore e kreut të Kremlinit ishte monitoruar, aq sa çdo dalje e tij publike ishte studiuar.

Ecja, gjestet dhe shprehjet e fytyrës tashmë ishin në shënjestër të të gjithëve. Sipas hulumtimeve fillestare, Putin mund të kishte vuajtur nga një problem i demencës ose parkinsonit. U fol edhe për një kancer që trajtohej me ilaçe që shkaktojnë ënjtje të dukshme të fytyrës. Kreu i 007 ukrainas, gjeneralmajor Kyrylo Budanov, gjithashtu konfirmoi tezën e kancerit në maj në një intervistë me Sky News, por nuk dha asnjë detaj apo provë për pretendimet e tij.

Sipas të përjavshmes Newsweek, në prill, Putini iu nënshtrua trajtimit për një fazë të avancuar të kancerit. Informacioni do të ishte përfshirë në një raport konfidencial të hartuar nga inteligjenca amerikane. Për këtë flisnin tre drejtues të inteligjencës amerikane, të cilët e kishin lexuar personalisht dokumentin. Në kulmin e thashethemeve për problemet e supozuara shëndetësore të presidentit rus erdhi edhe mohimi nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *