• |
ide | kryesore

E shpëton traversa në pjesën e parë, tremb me Mazrekaj në të dytën: Laçi barazon në Moldavi me 10 lojtarë

-Instant, F1, Sport



Me 10 lojtarë për më shumë se 62 minuta Laçi merr një 0-0 të çmuar në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League përballë Petrocub. Në transfertën moldave, bardhezinjtë u thirrën në cështje të tregojnë karakterin, pas daljes me karton të kuq të Spahiun që në minutën e 28: në pjesën e parë i shpëtoi traversa, në të dytën mund të merrin fitoren në shtëpi me goditjen e Mazrekajt.

Duro i kishte ngatërruar kartat me Guindon në pankinë e Zarubicën në fushë, që bashkë me Mazrekajn asistonin Akiniemin, që tekniku e preferoi për shpejtësinë në kundërsulm. E megjithatë, planet u komplikuan jo pak kur në 11 minuta Spahiu mori dy kartona të verdhë, për të lënë fushën në të 28, me Lacin tashmë në inferioritet numerik. Kurbinasit megjithatë mbajtën fushën me kujdes, pa lënë hapësira dhe pa kaluar rreziqe të madhe përvec traversës së goditur nga Turcan në minutën e 41. Tentativa nga distanca e tij ishte shumë e mirë për Dajsinanin, por jo konkluzionin dy minuta më pas, që ishte i fundit për pjesën e parë.

Në të dytën, Laci mori masat mirë me fushën dhe pothuajse nuk kaloi asnjë rrezik prapa, përkundrazi. në të 69’ goditja e Akiniemit ishte sinjali se skuadra e Duros mori konfidencë me lojën dhe po tentonte të shihte edhe për të marrë më shumë se barazimi. Goditja e sulmuesit ishte e lehtë për portierin, por në të 79, kur në fushë ishte futur edhe Babatunde e Guindo, Marzekaj gati kompletoi misionin me një kalim spektakolar nga e majta drejt qendrës, por topi i goditur prej tij kaloi ngjitur me shtyllën.

Laci pas një jave duhet të bëjë llogaritë me kthimin në shtëpi, e aty Duro do të luajë të gjitha shanset për të arritur kualifikimin për në raundin e tretë të Conference League, që për ta arritur ka nevojë edhe për golat e Guindos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *