• |
ide | kryesore

Marrëveshja me Greqinë për detin, zbardhet letra e Metës për Lindita Nikollën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta i dërgoi një letër kryeparlamentares Lindita Nikolla në lidhje me çështjen e detit me Greqinë, duke theksuar se është i hapur për bashkëpunim me Kuvendin edhe përtej 24 korrikut, përfundimit të mandatit të tij.

“Në respekt të transparencës, të rëndësisë së jashtëzakonshme të çështjes dhe të përmbushjes së plotë të detyrimeve kushtetutese nga të gjithë aktorët përgjegjës, sot në prag të mbarimit të mandatit tim në detyrën e Presidentit të Republikës, i nisa një letër zyrtare informuese Kryetares së Kuvendit, znj.Lindita Nikolla dhe të gjithë deputetëve, mbi çështjen e hapur të procesit të negocimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për Kufizimin e Zonave të tyre Detare.

Uroj që çdo deputet ta lexojë me vëmendje, jashtë çdo interesi apo paragjykimi politik, dhe Kuvendi i Shqipërisë në trajtimin e saj të udhëhiqet nga interesi kombëtar, zbatimi i Kushtetutës dhe vullneti i mirë për zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. I udhëhequr si gjithmonë nga ndjenja e lartë e përgjegjësisë dhe e bashkëpunimit për çështje madhore, mbetem i hapur për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë jo vetëm deri në mbrëmjen e datës 24 korrik 2022, por edhe përtej”, shkruan Meta krahas letrës.

Që në hyrje të letrës Meta thekson se Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Evropës dhe Punët e Jashtme përgjatë gjithë këtij procesi nuk kanë treguar luajalitet dhe sinqeritet me Presidentin e Republikës, i cili në rastin më të mirë është informuar me vonesë dhe post factum, jo plotësisht, ashtu siç dhe veprime të qeverisë janë bërë në mënyrë të njëanshme dhe pa marrë as mendimin e Presidentit të Republikës.

Në prag të përfundimit të mandatit, Meta rikthekson se çështja e kufizimit të zonave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve, e cila në vlerësim të Presidentit të Republikës, duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ai gjithashtu solli në kujtesë komunikimin institucional nga Kreu i Shtetit, prej muajit shkurt 2018, duke theksuar se zyrtarisht dy vendet nuk kanë njoftuar apo deklaruar përfundimin e negociatave dhe as mbylljen e tyre pa rezultat, apo të kenë evidentuar se cilat janë çështjet që përfundimisht nuk është rënë dakord midis palëve, dhe çfarë rruge apo procedure do të ndiqet.

“Megjithëse Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatash me Republikën e Greqisë, Presidenti i Republikës nuk është informuar zyrtarisht nga Kryeministri se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare, në zhvillime negociatash në nivel politik për këtë çështje, e aq më tepër të deklarohet paraprakisht se cila do të jetë rruga që do të ndiqet”, sipas Metës.

Në letër presidenti nuk la pa kritikuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se ka keqinformuar dhe keqorientuar autoritetet e vendit fqinj, se ka pengesë Presidentin e Republikës.

“Nga zhvillimet e mëpasshme është e qartë se Kryeministri Rama, më së paku me mungesë të sinqeritetit, me papjekurinë e tij, apo me mosnjohjen e ligjit, i ka dëmtuar të gjitha këto, duke arritur deri aty sa të keqinformojë apo të keqorientojë autoritetet e vendit fqinj, se ka pengesë Presidentin e Republikës Ilir Meta.”

LETER-KUVENDIT-KUFIZIMI-ZONAVE-DETARE-ME-GREQINE-21-KORRIK-2022

Kufijtë detarë me Greqinë janë një ndër çështjet më delikate të vendit tonë, ndërsa ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në një intervistë për mediet greke, pak pasi u kthye nga Tirana tregoi se zgjidhja e çështjes së detit mes Shqipërisë dhe Greqisë për Athinën do të marrë rrugë vetëm pasi nga Presidenca të largohet Ilir Meta.

Kujtojmë se parlamenti grek në fillim të vitit 2021 vendosi për zgjerimin e territorit ujor të Greqisë në Detin Jon, nga gjashtë në dymbëdhjetë milje detare.



1 Comment

  1. Ky eshte vetem nje justifikim i domosdoshem derisa je president por qe nuk ti heq fajet ty dhe nuk do ti falet asnje politikani nese kjo realizohet . Po i jepet grekut ajo qe as vete ata nuk e kishin imagjinuar edhe ne enderrat e tyre me te shfrenuara . Po i jepet , ose me sakt , po i falet maksimumi i maksimumeve , kur dihet shume mire se ai det e ka emrin deti JON . Eshte i yne e i kerkujt tjeter . Nuk behet fjale per zone eskluzive as per ndonje pasuri tjeter , aty ne ato brigje eshte historia e ketij kombi . Ne ato brigje bie i gjithe konspiracioni greko–italian per trillin historik qe kane krijuar ndaj kombit tone , si dhe per menjenimin nga kjo historia te kombit me te vjeter ne bote , te kombit qe flet gjuhen e Zotave , te kombit Shqiptar . Mos beni gafe dhe e leshoni .

    Nje njeri si i gjati ine qe si qellim dhe synim te tij te vetem ka mbajtjen e pushtetit me çdo kusht , mjet e manover , pritet kjo dhe shume e shume marrezi te tjera . Ai per pushtet eshte kail te fal gjithçka , per pushtet shet edhe veten . Por eshte detyre e kesaj klase politike ta ndaloje marrezine e ketij te marrosuri per pushtet . Eshte detyre e kesaj klase politike dhe e ketij kombi qe ti veje kufirin tek thana ketij te marri dhe grekeve

    Gjate afro dhjete viteve te rrethimit te Romes nga Hanibali , Roma furnizohej me ushqime nepermjet rruges detare . Keto anije ishin te ngadalta dhe shpesh sulmoheshin e bastiseshin nga anijet e shpejta pirate te Ilireve e Epirioteve dhe e gjithe preha apo plaçka e tyre mbahej ne ishullin e pirateve(sot ishulli i korfuzit) . U be aq problem i madh saqe shkoi fjala deri tek perandori dhe senati i Romes , te cilet derguan dy keshilltare te tyre per ti dhene ultimatum mbreteresh Teutes . E cila , mbasi i degjoj , njerit i preu koken duke i thene se mbretereshe Teuten nuk e urdheron askush ne toke te saj , ndersa tjetrit i dha pergjigjen qe duhet ti çonte perandorit dhe senatit romak . Une , mbreteresh Teuta , nuk marr urdhera nga askush dhe nuk ndeshkoj askend nga njerezit e mi sepse ata nuk kane grabitur askend qe nuk e meriton . Une , nuk i ndeshkoj , sepse ata jane ne te drejten e tyre , jane ne detin e tyre (deti jon) , jane te zotet e ketij deti , jeni ju qe kaloni pa leje ne kete det qe eshte i yni .

    P.S.
    Me vone , mbas 4 – 5 vitesh , Roma e pushtoi Ilirine dhe Epirin dhe me tradhetine e Dhimiter Farit e hoqi nga froni mbreteresh Teuten dhe ne vend te saj vuri Dhimiter Farin . Gjithashtu si demshperblim Roma i mori pergjithmone Ilirise dhe Epirit ishullin e pirateve(Korfuzin) . Libri “Historia e Romes Antike”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *