• |
ide | kryesore

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Aktualisht ka tri vatra aktive

-Instant, Lajme, Të fundit



Vatrat e zjarrit që kanë përfshirë vendin tonë duket se dalëngadalë po shuhen. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes vetëm tri vatra zjarri janë në këto momente aktive në vendin tonë, një në Tropojë dhe dy në Durrës. Flakët po djegin bimësinë në fshatin Lekbibaj të Tropojës, në fshatin Shetaj dhe Bizë të bashkisë Durrës.

Ndërkohë gjatë këtyre 24 orëve janë shuar 24 vatra zjarri, 5 prej të cilave kanë qenë problematike duke rrezikuar zona të banuara dhe zona të mbrojtura. Gjatë këtyre 24 orëve qarqet më problematike kanë qenë Shkodra, Vlora dhe Lezha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *