• |
ide | kryesore

Shqipëria në flakë/ Përkeqësohet situata e zjarrit në Bërzanë të Lezhës

-Instant, Lajme, Të fundit
Zjarri në Fier, digjen rreth 300 rrënjë ullinj



Vatrat e zjarrit kanë përfshirë prej ditësh vendin tonë. Konkretisht në fshatin Bërzanë të Lezhës, pranë Urës së Zogut, flakët që kanë disa orë të pashuara janë përhapur në masivin me pisha që ndodhe në zonë, duke rrezikuar dhe banesat. Në terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe autoritete të tjerë të cilët janë vendosur pranë zonës së banuar me qëllim mbrojtjen e banesave në rrezik.

Po ashtu edhe në zonën e Tërpan të Poliçanit, zjarri vijon të mbetet aktivë. Ndonëse Ministria e Mbrojtjes pretendon se vatra është shuar, burime për Lapsi.al konfirmojnë se flakët janë akoma të pashuara dhe po avancojnë drejt banesave. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, por për shkak të defekteve teknike nuk kanë fikur ende  zjarrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *