• |
ide | kryesore

“Anonymous” jep alarmin për Shqipërinë: Sulmi më i rrezikshëm kibernetik nuk ka nisur ende

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grupi Anonymous Albania, një grup që e ka marrë emrin nga organizata famoze e hakerave globalë, “Annonymus” (Anonimët), ka bërë një paralajmërim të frikshëm sa i përket sulmeve kibernetike mbi Shqipërinë.

Sipas Anonymous Albania, sulmi kibernetik i deritanishëm nuk krahasohet me atë çka parashikohet se do të godasë zyrat e qeverisë shqiptare në vijim. Anonymous Albania nuk tregojnë se nga ka ardhur sulmi, por zbulojnë se ekspertët shqiptarë lënë për të dëshiruar.

Në një postim në Facebook, Anonymous Albania theksuan se arsyeja pse janë hakuar serverat e AKSHI-t ishte amatorizmi i IT-ve, me “diploma falco” siç i quan grupi, që supozohet të jenë të aftë të interceptojnë sulme të tilla.

Lexo më tej: E BUJSHME/ Hakerat nxjerrin online dokumentet e vjedhura në e-Albania 

Në reagim, Anonymous Albania jep edhe detaje teknike të sulmit kibernetik mbi qeverinë shqiptare. Për më tepër, lexoni reagimin e tyre. ©LAPSI.AL 

Reagimi: 

Pershendetje. Mbas shum kohesh na u rikthyem perseri vetem per t’ju treguar ne lidhje me sulmet e fundit kibernetike ne gov.al.
kemi degjuar shum ekspert te IT-se me “diplomim fallco” qe s’ja kan iden se nga ka erdhur sulmi e si ka erdhur dhe pse ka erdhur, dhe cfare pritet te vij ne vazhdim!

Sulmi kibernetik ka nisur ne fillim te serveri i akshit qe ka ne kotroll te gjitha serverat e qeveris. pra hakerat ne fillim kan gjetur te gjitha e-mail-at e akshit me nje scanim te serverit. me pas kan derguar neper e-email-at e akshit nje PDF e cila ka pasur malware. ashtu sic ndodhi dhe ne vitin 2016 me National Security Agency (NSA) qe u infektua me kte lloj virusi nga hakerat (TSB).

Pra ateher eksperti IT-se me “diplomim fallco” ka hapur PDF o jo nje link sic thojne ekspertet. sigurisht qe sulmi eshte i demshem po jo dhe shum. sulmi me i madh eshte duke erdhur kujdesni!

Ju bejm thirrje te gjitha instituconeve te shtetit kujdesni e-mail-at qe ju vijne me PDF para se te hapni PDF dergojeni ate forward me nje email tjeter dhe e hapni me nje pc qe nuk esht i lidhur me serverat e gov.al sepse antivirusat nuk ju mbrojne nga ky virus.

Bankat duhet te bejne shum kujdes sepse ky do jet sulmi me i keq qe shqiperia e shqiptaret do perjetojne. hakerat kan emailit e gov.al dhe do dergojn viruse trojan me pdf neper e-mail-at e bankave ne menyre qe te ken full access me HRD hiden remote desktop ashtu sic paten te AKSHI . me rrespekt #AnonAlb



13 Comments

  1. Keshtu eshte kur fut Patronazhistet ne mirembajtje IT!

    Forca Llumi i Shqiperise Kristaqiane!

    Rrofte shoqja Tefta Kim dhe “Partia e Grupimit Grata”

    1. në mars 2021 zbuloi dokumentet që provojnë ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë.

      Miliardat në cash janë menaxhuar nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj, Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Investigimi tregon që një pjesë e atyre lekëve të Lazareviçit kanë përfunduar në xhepat e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

      1. Per kete duhesh denuar ti i pari,qe nuk ke denoncuar,qeveria jote qe nuk ka vepruar.
        I di njerezit budallenj ti sorre qe rri e rri dhe vjell vrer?
        Ku ishit 9 vjet,cfare pritet,pse na derdellisni tani per me teper pa fakte?

  2. Pse me duket si loje e palloshit e gjitha kjo histori ?
    Me trill e inskenime ka arritur gjithçka ky idiot

  3. Keta nuk jane Anonymous, jane disa kalamaj qe hiqen te tille.
    Sulmet e tilla, jane te fuqishme me disa access point ne servera te ndryshem godites ne disa vende, qe thyejne enkriptimin e serverit kryesor te AKSH-it duke bere qe te dhenat te dalin zbuluar, e me pas te dekriptohen si kopje ne nje tjeter server te mbyllur ku me pas mund ti kopjosh ne nje hard disk apo motherboard te thjeshte.
    Shpresoj qe mos kete pasur shume rrjedhje te dhenash personale, e ta kene bllokuar ne kohe.
    Sulmi ka qene i mire-koordinuar dhe i sofistikuar.
    Keta “Anonymous” duhet ta dine qe sulmet me viruse “trojan” jane alla 2005.

  4. Anonymous e karit, kto jane ca kalamaj xheloza se i kane zene vendet e punes Rilindasit…
    Po pse mor bastarda a kan shkolle ato qe kane bere sulmin?
    Sa % e Hakerave ne bote kane shkolle?
    Un per vete njof disa IT qe kane dhe Doktorrature (te marr ne Europe), por nuk dine asgje nga IT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *