• |
ide | kryesore

Ilir Meta: Banda e Tatimeve mban peng dhjetra mijëra biznese e hallexhinj në gjithë vendin

-Instant, Lajme, Të fundit



Ilir Meta, në konferencën e parë për mediat nga Partia e Lirisë, vuri theksin se problemi i qytetarëve shqiptarë sot është se ata “kanë në kokë patronazhistët dhe vidhen çdo ditë” nga qeveria.

“Problemi i tyre është që me firmën e njerëzve që kanë kaluar në atë botë para 5 vitesh merren dhe tani miliona euro apo rrinë në azile.

Ndërkohë që për një kamarier, që ka bërë një investim për 2 muaj se aq mundësi ka për të nxjerrë ndonjë lekë aty në plazh shkon banda e tatimeve e i mban peng dhjetra mijëra biznese hallexhinj në gjithë vendin që nuk i mbështeti aspak qeveria gjatë pandemisë apo dhe tani gjatë krizës së çmimeve.

Problemi i tyre është që dyfishohet numri makinave përgjysmohet sasia e karburantit që hyn në Shqipëri përvec cmimeve që janë këtu më të larta se sa ku bëhet lufta atje në Ukrainë.

Problem shumë i madh është që shumë të rinj që janë marrë me politikë kanë frikë nga vota e lirë, ky është një problem shumë i madh, të rinjtë duhet të guxojë e të punojnë edhe në PD të punojnë më shumë se Berisha e t’ja marrin partinë, të punojnë jo të bëjnë pazare me Edi Ramën.

Ta denoncojë më shumë se qytetari digjital korrupsioin mafien, që të kenë më shumë besim të rinjtë e të rrinë këtu jo të rrinë këtu si patronazhistë. Njerëzit të votojnë me bindje e të bëhen pjesë e ndryshimit”



28 Comments

  1. Shume mire e ben Meta qe godet vjedhjet dhe abuzimet, por si duket edhe ky ashtu si Mona, me Ben Ahmetin e paskan bere na i pazar te majme, se nuk e permend fare, madje super vjedhjen qe i eshte bere dhe po i behet popullit, i kalon shume perciptas inceneratoreve

  2. TAMAM BANDA E TATIMEVE.
    KATER MUAJ ZGJAT FIRMOSJA E NJE KONTROLLI KE VIPAT.DO MARRIN KUOTAT SE S’BEN DREJTORI KONTROLLIT ME DREJTORESHEN.CA ME PAK PERGJEGJSI DHE INSPEKTORI.ASGJE NUK MERR SHTETI.

  3. O ilir o burr legen ben si gore tani pse nuk i thoje dot kur ishe president keto apo tani ndodhen sot per neser

  4. O fisqim po kur ndodhen kto qe po i kallzon tani a dje i vuni rama ne pun apo tani te erdhi goja ty qe do te perfitosh ne nji gje

  5. po mos t ishte per ramen jo vetem qe bizneset uk do te ekzistonin me,po kush e di ne cfare borxhesh do te ishin perfshire se jemi ne krize dhe them shyqyr qe nuk ju kemi juve ne krye te qeverise se do e kishim honer derrin

  6. Hahahahah ca ordineri qe eshte , iku nga presidenca , mori partine , i ndrroi emrin , tani po lufton per karrige bosi , rrini ju tjeret , po kujdes se mos te plasin ne burg o i madh se i ke ditet e numeruara ti dhe gjithe keta tjeret e partise se lirise

  7. boll bere sikur po i qan hallin njeriu po fillo qaja hallin vetes se ne burg do perfundosh avash avash o i zi

  8. po ik o meta se le nam merr pushim se paske rrjedhur beji mire popullit te pakten qe mos te degjojne brockullat e tua te pafundme

    1. Po per Baba Takun (Spartak Brahon), qe shkoi dhe nderhyri ne serverin e tatimeve pse nuk flet Likja? A ka gjest me flagrant qe dhunon gjithe shtetin. Duhet filluar me burgosjen e baba Takut ne fillim, pastaj patronazhistet.

  9. Gjithe kta patronazhiste,(ose vetem nje),si ka mundesi qe nuk e pranuat nje here te vetme se ne kte vend asgje nuk eshte normale,perkundrazi llapni si robote se gjoja s’paska prova.
    Po te shitet njeriu ne kte fare feje,ju qofshi.Provat ka kohe qe dalin e sterdalin dhe pa zene vend njera,dalin te tjera,me shumice,dhe ju akoma dashkeni prova.
    Jeni vertet monstra,ne 2013,populli opozitar i tregoi qeverise ne pushtet se denon korrupsionin,ate korrupsion qe ishte,duke mos ia dhene voten,ndersa sot,me kte korrupsion te pa imagjinueshem,te llahtarshem,ju akoma mbroni vampiret gjakpires,e kuptoni sa larg njeriut normal jeni?
    Hijena te neveritshme,do ta paguani se asgje nuk i shpeton ligjit,jo atij qe e keni perdhosur nga te gjitha anet,por ligjit te vertete;ç’mbjell,do korresh.

  10. Meta po e fillove keshtu jeten politike duke mbrojtur nje hajdut gjobavenes si Irfan Hysenbelliu nuk ke gje ne vij.

    Une nuk jam socialsite por keshtu nuk veprohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *