• |
ide | kryesore

Video/ 10.000 tifozë brohoritën për të, Dybala selfie si Totti: “Mezi pres të luaj në Olimpico”

-Instant, F1, Sport, Video



Fillimisht prezantimi në konferencën për shtyp, më pas ceremonia e prezantimit në sheshin e Koloseut përpara një turme verdhekuqe në ekstazë. 10,000 tifozë të Romës e kanë pritur Joyan në Palazzo della Civiltà Italiana gjatë gjithë pasdites. Argjentinasi nuk i zhgënjeu pritshmëritë, duke dhënë një spektakël në eventin special të organizuar nga sponsori Fendi. “Isha shumë kurioz tju njihja dhe të luaja këtu në Romë ka qenë gjithmonë shumë e vështirë. Të ndjej ngrohtësinë tuaj më bën të dëshiroj të hyj në Olimpico me ju, poshtë kthesës”.

Tani mbetet vetëm debutimi në Olimpico për argjentinasin, i planifikuar për 7 gusht kundër Shakhtar Donetsk. Në fakt, Paulo mund të luajë një segment të ndeshjes më 30 korrik, në ndeshjen kundër Tottenhamit në Haifa.

MBRËMJA E DYBALAS
Dybala u shfaq në Eur me një SUV të zi. I pranishëm në ceremoni ishte edhe José Mourinho, bashkë me Tiago Pinto, i cili e kishte shoqëruar argjentinasin deri në aeroportin e Faro-s. Një lojë dritash të verdha dhe të kuqe zbukuruan pamjen e sheshit të Koloseut dhe rreth orës 21:15 ekranet në shesh shfaqën fazat e para të historisë së Dybalas në Romë (nga mbërritja e tij deri në seancat e para stërvitore). Këto janë fjalët e para të Paulo Dybalas nga shkallët e sheshit të Koloseut. “Tifozët të bëjnë të ndjesh nxehtësinë. Kjo është një përgjegjësi e madhe, por shumë e bukur.” Ish-lojtari i Juventusit vazhdoi: “Tani gjëja më e rëndësishme është të vij në formë, unë jam duke punuar shumë, dua të vihem në dispozicion për t’i dhënë shumë gëzim kësaj turme të pabesueshme”. Joya u largua me notat e himnit të verdhekuqve, duke kënduar një “Daje Roma, Daje”!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *