• |
ide | kryesore

Zbardhet ekzekutimi i ish-drejtorit të OST-së Saimir Jakut në Rrëshen, në pranga 40-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtoria e Policisë së Lezhës ka zhvilluar një konferencë për mediat këtë të martë, ku ka njoftuar zbardhjen e vrasjes e ish-drejtori i Tensionit të lartë të Veriut, Sajmir Jaku. Në kuadër të opercionit “Gjurma”, polica njofton se është dokumentuar ngjarja e ndodhur në 9 shtator 2016 në Rrëshen ku  u vra me armë Sajmir Jaku dhe u plagos Gjergj Prenga.

Në lidhje me këtë krim të ndodhur në një lokal në qendër të Rrëshenit me urdhër të prokurorisë së Lezhës është ndaluar 40-vjeçari Dorjan Keqi, nga Kruja. Sipas policisë 40-vjeçari nga Kruja kreu vrasjen me pagesë, ndërsa në banesë iu sekuestruan 21 celularë.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të ndaluar D. K., në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë e  ligjor të kësaj ngjarjeje.   Nga ana tjetër, strukturat e DVP Lezhë, në koordinim me strukturat hetimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, po punojnë intensivisht për zbulimin e dokumentimin ligjor të ngjarjes së rëndë të ndodhur më datë 22 korrik 2022, në Milot.

Policia e Lezhës shpreh vendosmërinë e saj në luftën pa kompromis ndaj krimit, duke përdorur të gjitha kapacitetet e saj dhe duke bashkëpunuar ngushtë edhe me institucionet e tjera ligjzbatuese, për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të krimeve të kryera, si dhe ndërhyrjen për parandalimin e ngjarjeve të tjera të mundshme kriminale.  Përfitoj nga rasti të ftoj të gjithë qytetarët, që të mbështesin akoma më shumë dhe të bashkëpunojnë me Policinë, për të denoncuar çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.’- njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *