• |
ide | kryesore

Grafiku i OKB-së, popullsia e Shqipërisë do të “katandiset” njësoj si në vitet 1960

-Instant, Lajme, Të fundit



Në fillim të viteve 1960, popullsia e Shqipërisë ishte rreth 1.2 milionë banorë. Në fillim të viteve ’90, numri i banorëve të vendit pothuajse u trefishua, duke arritur në 3.3 milionë banorë.

Pas viteve ’90 zhvillimet e vrullshme që ndodhën në vend sollën dhe ndryshime të mëdha demografike. Popullsia filloi të binte me shpejtësi, e ndikuar fillimisht nga niveli i lartë i emigracionit që kulmoi në dekadën e parë të tranzicionit dhe më pas nga stili i ri i jetesës, me lindshmëri më të ulët e familje më të vogla.

Në fund të vitit 2021, popullsia e Shqipërisë vlerësohet të jetë në 2.8 milionë banorë, megjithëse ky është vetëm një vlerësim, pasi Censi i fundit është kryer në vitin 2010, ndërsa pritet që të zhvillohet i riu këtë vit.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikon që numri i banorëve që jetojnë në Shqipëri do të vijojë të tkurret me ritme të shpejta në vitet në vijim.

Sipas parashikimeve të OKB-së, deri në vitin 2050 popullsia e Shqipërisë pritet të zbresë në 2.5 milionë banorë dhe deri në vitin 2100 do të tkurret në 1.1 milionë banorë, duke arritur në këtë mënyrë në nivelet e viteve 1960 (shiko grafikun).

Të dhënat e tjera të përpunuara ngaVisual Capitalist tregojnë se popullsia e Shqipërisë pritet të tkurret me 15.8% deri në vitin 2050, sipas raportit, duke u renditur e dhjeta, pas Bullgarisë, Lituanisë, Letonisë, Ukrainës, Serbisë, Bosnjë Hercegovinës, Kroacisë, Moldavisë dhe Japonisë.

Arsyet

Rënia e normës së lindjeve dhe emigracioni i vazhdueshëm janë dy arsyet që po ndikojnë në reduktimin e popullsisë. Sipas OKB-së, rreth 40% e popullsisë së Shqipërisë jeton tashmë jashtë vendit. Ndërkohë cikli i emigracionit është rigjallëruara vitet e fundit, duke përfshirë familjet, të arsimuarit dhe sidomos të rinjtë. Edhe Covid-19 ka rritur vdekshmërinë në 2020-2021.

Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 rezulton 2.793.592 banorë, duke pësuar një rënie me 1,3 %, krahasuar me 1 janar 2021. Ky është viti i pestë radhazi me tkurrje të numrit të banorëve.

Gjatë vitit 2021 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) ishte -3.296 banorë, duke shënuar për herë të parë shtesë natyrore negative.

Gjatë vitit 2021 u konstatua dhe një rritje e ndjeshme e emigracionit, ndërsa numri i të kthyerve mbetet i ulët. INSTAT raportoi se numri i imigrantëve në vitin 2021 ishte 9.195 persona dhe numri i emigrantëve ishte 42.048 persona. Numri i të larguarve, sipas grafikëve të INSTAT, ishyte më i larti që nga viti 2019 dhe nga 2014-a.

Edhe normat e lindshmërisë (që shpreh numrin e fëmijëve që mund të bëjë një grua gjatë jetës së saj) po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë. Norma e lindshmëria ka zbritur në rreth 1.3 lindje për një grua (poshtë normës së zëvendësimit), duke rënë ndjeshëm nga 6 në vitet 1960 dhe mbi 2 në fillim të viteve 90, sipas INSTAT.

Rënia e lindshmërisë poshtë normës së zëvendësimit të popullsisë sinjalizon rënien e popullsisë gjatë dekadave dhe plakjen e shpejtë. Kontinenti për ketë arsye po vuan plotësimin e nevojave të tregut të punës. Kërkesa për punë e nxitur nga faktori demografik do të krijojë kushtet për një rrjedhë të sigurt emigracioni edhe nga vendet në zhvillim të tilla si Shqipëria.

E prekur edhe nga normat e larta të emigracionit, popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një proces plakje të shpejtë duke u shndërruar në një problem madhor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.



11 Comments

    1. O bolja e majte e Cubrilloviqit, nuk te paska vene emr Sorosi?
      Cfaredo qe te jete Monitori, o qime pubike ne penisin e Cendri Fuges, shpopullimi i SHqiperise eshte fakt!.
      Po per nje patronazhist boplshevik pa atdhe si ty, kjo eshte fare e parendesishme.

      Marrç nga hernia diskale e Udheheqesit, o paramec punist!

          1. @ Na myti kujdes me motrat kopetativiste se qenë ato të parat që zunë semaforet
            Pastaj u rikthyen me detyra të rëndësishme nëpër qeverira.

    2. O komentues 08:09 mos e lidh cdo gje me politiken. Me aq sa di Monitori eshte nje portal qe me shume jep lajme ekonomike, por cfare do qe te jete, nqs ky lajm eshte i vertete, kjo eshte per tu alarmuar, dhe une e besoj qe per fat te keq eshte parashikim i sakte,ne baze edhe te dhenave te tjera (ikja e njerezve, numri i ulet i lindjeve,plakja e popullsise, deshira per te ikur etj). Nqs kemi shume armiq/fenomene qe e shkaterrojne kombin shqiptar, pa dyshim ky “fenomen (renia e popullsise), eshte armiku me i rrezikshem qe duhet te merremi, bile edhe shume me i rrezikshem se sa vete rreziku qe vjen nga Serbia. Urgjentisht duhet bere politika per 50 vjecarin e ardhshem, dhe bile nqs vazhdon ky trend, as sna leverdiska hyrja ne BE (sepse qe ne momentin e hyrjes, do ikin te gjithe perjashto super te pasurit)

      1. Ok,obsh fmn,BB e ku di un se sa të tjera kontribuojnë për këtë gjë+4 hajdutët e mëdhenj të politikës me zagaret e vet.
        E kanë fillu para 30 vjetësh dhe e dinë se ku do ta çojnë.
        Axhenda 2030 do i japë derrmen këtij vendi
        Në pensionistët do na bëjnë gjilpera veterinerët se mjekët dhe infermieret kanë ik.
        Duhet të fillojmë të bëjmë kurse për elektricist e hidraulike se ska kush të na i rregullojë difektet që do kemi .
        “Rrofshin’ patronazhistet pa fe e pa atdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *