• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bie ekrani, plagosen 2 balerinë në koncert

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një ekran i madh ra në një skenë gjatë një koncerti të grupit “Mirror” nga Hong Kongu të enjten duke plagosur të paktën 2 kërcimtarë.
Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Autoritetet kanë ndaluar grupin të performonte në pritje të një hetimi.

Videoja e publikuar në rrjetet sociale tregon njerëz që kujdesen për kërcimtarët që u plagosën në skenë. Mediat e Hong Kongut raportuan se 3 pjesëtarë nga publiku u lënduan gjithashtu.

Stafi i koncertit tha se i vinte keq për atë që kishte ndodhur dhe se ishte i gatshëm të rimburësonte biletat. Asnjë nga 12 anëtarët e grupit Mirror nuk u lëndua. Autoritetet urdhëruan grupin, i cili po zhvillonte 12 shfaqje në vend, të shtynte shfaqjet e tij të ardhshme. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *