• |
ide | kryesore

Bombardohet stacioni i autobusit në Donetsk, të paktën 8 të vdekur

-Instant, Lajme, Planet

Në Ukrainë, një predhë artilerie e gjuajtur nga rusët goditi një stacion autobusi në rajonin Donetsk të Donbass, duke vrarë të paktën 8 persona.


Katër persona janë plagosur, përfshirë 3 fëmijë.


Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit, cituar nga Kiev Independent.

Termocentrali ukrainas bërthamor i Zaporizhzhia, i pushtuar nga forcat ruse, më i madhi në Evropë, është “plotësisht jashtë kontrollit”, thotë drejtori i përgjithshëm i IAEA, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Rafael Grossi.

 “Ka një katalog gjërash që nuk duhet të ndodhin kurrë në asnjë central bërthamor”, nënvizoi Grossi, duke shtuar se “situata është shumë e brishtë. Çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur në një mënyrë ose në një tjetër dhe nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”.  

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.