• |
ide | kryesore

Dalin në ankand bizhuteritë e Elvis Presley

-Instant, Paparazzi, Slider



Ekspertët dhe historianët e Elvis Presley kanë ditur prej kohësh për një koleksion bizhuterish që këngëtari i dha menaxherit të tij, Tom Parker.

Si koleksionistët ashtu edhe fansat kanë shpenzuar dekada duke kërkuar për sendet, të cilat mendohej se kishin humbur. Falë Brigitte Kruse, themeluese dhe CEO e GWS Auctions, e cila gjeti dhe montoi pjesët, ato tani mund të shihen së bashku për herë të parë.

Dyqind artikuj, duke përfshirë unaza ari,orë dhe zinxhirë, do të dalin në ankand më 27 gusht.Në ankand do të përfshihet gjithashtu kitara e luajtur nga Presley gjatë speciales së tij të famshme televizive të vitit 1968.

Ish-gruaja e Presley-t, Priscilla, ka punuar me Kruse në koleksion, megjithëse ajo nuk zotëron asnjë nga pjesët.

“Epo, sigurisht që zgjon kujtime”, tha Priscilla Presley për Reuters.

Ajo shtoi se ish-bashkëshorti i saj vazhdimisht blinte ose porosiste bizhuteri për Parkerin, sepse menaxheri tashmë kishte gjithçka që i nevojitej dhe Presley nuk dinte çfarë t’i blinte tjetër.

Pricilla tregoi gjithashtu se e mbështeti ankandin pjesërisht sepse ishte lodhur duke parë kaq shumë artefakte të rreme të Elvisit për shitje.

“Ka kaq shumë produkte atje që nuk janë aspak autentike dhe kjo më shqetëson mua,” tha ajo.”Dua të di me siguri se kjo do t’i shkojë dikujt që do të kujdeset për to.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *