• |
ide | kryesore

‘Pronar në kompaninë e skafeve?’/ Çuçi: I hedh poshtë sajesat ndaj meje

-Instant, Lajme, Të fundit



Edhe pse nuk tha as dy fjalë për vdekjen tragjike të 7-vjeçares Jonada, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura se ai ka në pronësi një shoqatë velierash sportive. Në reagimin e ministrit thotë se ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të kryedemokratit Sali Berishës ndaj tij. Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi shkruan se sajesat në emrin e tij për skafe e gomone nuk qëndrojnë.

“Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone. I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike. Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij”, shkroi Çuçi.



7 Comments

  1. Ore milet, ky orangutangu qe dridhet si *urve kur flet po deklaron se; “une me ca miq skafiste/kondrabandiste droge, kemi krijuar nje shoqate velierash per qef, si dhe per imp-exp dhe transport droge, ne linjen Ekuador-Durres/Vlore-Itali, ne kuader te planit qeveritar, per masivizimin e ketij sporti, te ngjashme me transportin e kontiniereve te Banana King (te Edvin/Olsi Kristaq Rames) per te vendosur rregullat e tregut sepse keta kane monopol apsolut ne treg dhe demton konkurencen e lire”, ju me paturpesi dhe dashakeqesi i hidhni balte kesaj krijeses se pavlere, qe ben pis edhe balten vet, turp per ju, KAQ!

  2. Ore milet, ky orangutangu, qe dridhet si *urve kur flet po deklaron se; “une me ca miq skafiste/kondrabandiste droge, kemi krijuar nje shoqate velierash per qef, si dhe per imp-exp dhe transport droge, ne linjen Ekuador-Durres/Vlore-Itali, ne kuader te planit qeveritar, per masivizimin e ketij sporti, te ngjashme me transportin e kontiniereve te Banana King (te Edvin/Olsi Kristaq Rames) per te vendosur rregullat e tregut sepse keta kane monopol apsolut ne treg dhe demton konkurencen e lire”, ju me paturpesi dhe dashakeqesi i hidhni balte kesaj krijeses se pavlere, qe ben pis edhe balten vet, turp per ju, KAQ!

  3. Mbi cilen baze ligjore kryejne aktivitet fitimprures nga turistet keto velierat e Ministrit & Co?

    Ne Shqiperi nuk zbatohet ligji, sepse te paret qe e shkelin jane deputete e ministra.,pa folur per “ligje speciale” per miqte dhe ortaket e tyre, ndaj edhe lufta politike eshte kaq e ashper.

    Politika eshte i vetmi “zanat” qe pasuron politikanet tane, ndonese nuk kane formim e pervoje ne kete fushe, por nje “lidhje” e koklavitur me Kryetarin e Partise mjafton.

  4. Lereni te shkretin rehat. Pak se i prishet pushimet te vila ne Palase po i beni edhe keshtu pyetjesh te sikletshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *