• |
ide | kryesore

Të shtunën Taulant Balla merr detyrën si Ministër i Brendshëm, zbardhen detajet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Të shtunën Taulant Balla merr detyrën si Ministër i Brendshëm, zbardhen detajet



Taulant Balla do të marrë detyrën si Ministër i Brendshëm ditën e shtunë. Burime të Lapsi.al thonë se nesër në Kuvend do të votohet dekreti i Presidentit të Republikës, por në mungesë të këtij të fundit, Balla do të betohet te kreu i shtetit paraditen e së shtunës. Menjëherë më pas ai do të drejtohet për në godinën e Ministrisë së Brendshme.

Është e ende e pakonfirmuar nëse do të ketë një takim publik me praninë e Edi Ramës apo thjesht dorëzim formal detyre mes Ballës e Çuçit. Siç mëson më tej Lapsi.al sot gjatë paradites Taulat Balla është parë të hynte në Ministrinë e Brendshme ku zhvilloi takim me parardhësin e tij Bledi Çuçi.

Çështjet kryesore të diskutuara janë me siguri kalimi i detyrës dhe urdhëri i SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Çuçi u shkarkua nga Edi Rama mbrëmjen e së shtunës pas publikimit të videos ku shihej dhuna barbare e fisit Rraja në Krujë ndaj dy qytetarëve. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Si u bë pirati papë….

    … Dhe pastaj të gjithë jetuan të lumtur deri në fund… Bjerini lodrave, festa filloi!

    1. Si i bë trafikanti ministër i brendshëm. Mos po më tepër Rama e vuri në atë pozicion për të hangër koka të tjera nga rilindja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *