• |
ide | kryesore

Afera e inceneratorëve/ PD akuza Ramës për vendime në kundërshtim me planin e BE-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike vijon të ketë në fokus të akuzave çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, akuzon qeverinë se i ka dhënë 22 milionë euro inceneratorit të Elbasanit, duke injoruar planin e financimit nga BE, nëpërmjet një propozimi të pakërkuar dhe të pacertifikuar.

“Kur nuk kishte interes korruptiv, në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Mbetjeve, Edi Rama nxori VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për Grumbullimin e Diferencuar të Mbetjeve në Burim”. Ky vendim i Këshillit të Ministrave detyronte të gjitha bashkitë të merrnin masa brenda datës 31.12.2016 për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve. A është në fuqi ende apo u anulua kjo VKM? Çfarë interesi apo halli i madh ndodhi që u la në harresë dhe u injorua kjo VKM që ishte në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të mbetjeve të financuara nga BE? Vetëm 6 muaj pas asaj VKM-je, duket se Edi Ramën një hall i madh, apo interes shumë më i madh e shtyu të ndryshonte drejtim dhe më 17 Dhjetor 2014 nxori VKM për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar dhe të paçertifikuar për Incineratorin në Elbasan”, tha Këlliçi.



17 Comments

  1. pd parti leshi. me ca llogjike ecin nje her qe mendojne se qytetaret do i besojn kto muhabetet e grave qe bejn cdo dit neper media e fjalime.

  2. Kjo afere eshte kthyer ne kancer qe po gerryen shoqerine tone,sa me shpejt te filloje trajtimi i tij,aq me i mire do jete rezultati.

  3. E sinkronizuar dhe me fjalorin e dhunshëm të Ilir Metës, me kërcënimet për thyerje në mes dhe plumb ballit, që ai përmend përditë si i forti i lagjes, e gjithë tipologjia e opozitës Berisha- Meta ngjan me një grup njerëzish të frustruar nga pafuqia e tyre, që ëndërrojnë të përmbysin kundërshtarët me dhunë, por që këtë gjë duhet ta bëjë dikush tjetër në emër të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *