• |
ide | kryesore

Në prag të Alpha Show, Capital T rikujton atë të vetin

-Instant, Paparazzi, Slider



Noizy është padiskutim një ndër reperët më të dashur për publikun shqiptar. Ai tashmë po përgatitet për “Alpha Show”. Noizy ka thënë se koncerti i tij do të jetë super gjigant dhe madhështor.
“Do të jetë skena më e madhe që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do jetë skenë aq e madhe sa universitetin nuk do të mund ta shohësh më. Skena është e lëvizshme, skena është e gjallë. Në momentin që do të dali artisti i fundit, që fatmirësisht jam unë, në këtë moment do të ndodhi diçka magjike në skenë”, ka zbuluar Noizy.
E teksa reperi po përgatitet për ditën e koncertit, Capital T ka hedhur një thumb ndaj tij ose të paktën i tillë u duk.
Capital ka postuar në Instagram një video nga koncerti i tij i tre viteve më parë në Tiranë, ku u mblodhën mbi 10 mijë njerëz. Ai ka shtuar se skena e koncertit të tij ka qenë një ndër më të mëdhatë që është ndërtuar në Ballkan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *