• |
ide | kryesore

Tajvani thotë se 13 avionë kinezë shkelën hapësirën e tij ajrore

-Instant, Lajme, Planet



Trembëdhjetë avionë të forcave ajrore kineze shkelën hapësirën ajrore të Ngushticës së Tajvanit, tha më 13 gusht, Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit. Një ditë më herët, Tajvani bëri të ditur sedhjetë avionë kinezë kaluan përgjatë ngushticës së ishullit. Forcat ajrore të Kinës kanë fluturuar në mënyrë të përsëritur përtej linjës ndarëse ajrore gjatë javës së kaluar si pjesë e stërvitjeve ushtarake të organizuara pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në ishullin e pretenduar nga Kina, vizitë të cilën Pekini e kundërshtoi ashpër.

Kina ka thënë se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe se nuk do të tolerojë “veprimtaritë separatiste” në ishull, duke kërcënuar se do ta aneksojë me forcë nëse është e nevojshme.

Ministri i Jashtëm tajvanez, Joseph Wu, ka thënë më 9 gusht se Kina është duke shfrytëzuar stërvitjet ushtarake si “përgatitje për pushtim të Tajvanit”. Edhe Tajvani ka nisur stërvitjet e veta ushtarake të enjten.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë më 8 gusht se është i shqetësuar për veprimet e Kinës, por ka shtuar se “nuk besoj se ata do të bëjnë diçka më shumë sesa janë duke bërë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *