• |
ide | kryesore

Pete Davidson shfaqet në publik pas ndarjes nga Kim Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Pete Davidson është shfaqur për herë të parë në publik pas ndarjes me Kim Kardashian.

Në foto e shkrepura , Pete shihet duke i buzëqeshur fotografëve  teksa mbërrin  në xhirimet e filmit të tij të ardhshëm Wizards!, i cili aktualisht po xhirohet në Cairns, Australi.

Javën e kaluar, E! News zbuloi ekskluzivisht se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes pas 9 muajsh.

Burime pranë çiftit treguan për median se ata kanë “shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”,por zbuluan se të qenit në distancë – me Pete në Australi dhe Kim në Los Angeles “e bënte vërtet të vështirë ruajtjen e një marrëdhënieje”.

“Ai është shumë i ëmbël, por ajo nuk ndihej gati për diçka serioze ”, shtoi një burim për ndjenjat e Kardashian. “Ata kishin shumë kimi, dhe ende kanë, por ajo disi dëshiron të jetë beqare. Kim ende e adhuron Pete dhe do vazhdojë të ketë kontakt me të.”

Ndërsa komediani po kalon ndarjen nga sipërmarrësja, ai po kujdeset gjithashtu për shëndetin e tij mendor. Përveç terapisë së tij rutinë për të cilën ai ka qenë i hapurprej vitesh, Davidson kërkoi “terapinë e traumës për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të Kanye dhe sulmeve publike”.

Aktori ka qenë shpesh i sulmuar nga reperi gjatë marrëdhënies me Kardashian  Së fundmi, West reagoi gjithashtu ndaj ndarjes së tyre duke publikuar një artikull të modifikuar të New York Post në tv cilën shkruhej : ‘Skete Davidson’ ndahet nga jeta në moshën 28 vjecare’./Lapsi.al

PREMIUM EXCLUSIVE, Pete Davidson, Australia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *