• |
ide | kryesore

“Rama ik” në koncertin e Noizy/ OSHEE: E vërteta e ikjes së dritave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duket se lajmi thirrjet “Rama ik” për shkak të ndërprerjes së energjisë në koncertin e këngëtarit Rigels Rajku i njohur si Noizy në sheshin Nënë Tereza kanë shqetësuar autoritetet.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka reaguar menjëherë duke sqaruar se problemi ka qenë i brendshëm dhe i menaxhueshëm nga organizatorët e koncertit, pasi nuk ka asnjë problem me fiderat dhe kabinat e tensionit që operatori ka nën survejim, pranë Sheshit “Nënë Tereza”.

“Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Rama duhet te mesohet me thirrjen “Rama ik”, e cila ka bucitur edhe tek stadiumi qe ngriti vete dhe i dha emrin e agjensise ajrore “Air Albania”, emertim fluturak per shqiptaret, te cileve nuk u thote asgje.

    Duket qarte qe per shqiptaret misioni i tij ka mbaruar me kohe edhe pse KM ka deklaruar qe do te largohet “kur te doje vete”.

    Te gjithe diktatoret jetojne me endrren e perjetesise…

  2. Futi karin …’Koncert “per ca maloke te droguar dhe te paguar nga PeDja dhe LSI ….kujt po i plas kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *