• |
ide | kryesore

Shakira, sërish në betejë ligjore me Gerard Pique

-Instant, Paparazzi, Slider



Shakira dhe ish-partneri i saj Gerard Pique janë futur në një tjetër betejë ligjore mes grindjeve për kujdestarinë e djemve të tyre.

Këngëtarja dhe futbollisti njoftuan ndarjen e tyre në qershor të këtij viti, pas së cilës   punësuan firma të veçanta ligjore për tu marr me çështjen e kujdestarisë së djemve të tyre, Sasha dhe Milan.

Tani, një gazetar Juan Carlos Ortega i Prensa Libre zbuloi sipas Marca se ish partnerët kanë një tjetër mosmarrëveshje për një avion luksoz privat.

Avioni vlen rreth 20 milionë dollarë dhe dyshja e blenë së bashku gjatë marrëdhënies së tyre 11-vjeçare.

Avioni privat , një Learjet 60XR, ka kapacitet për të akomoduar deri në 10 pasagjerë dhe ka dhoma gjumi dyshe, një dhomë ngrënie së bashku me të gjitha komoditetet për udhëtime familjare.

Raporti sugjeron se as Shakira, as Pique nuk duan të heqin dorë nga avioni luksoz dhe thuhet se ia kanë dorëzuar çështjen avokatëve të tyre përkatës./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *