• |
ide | kryesore

Alec Baldwin reagon pas deklaratës së FBI për vdekjen e kineastes

-Instant, Paparazzi



Alec Baldwin po flet hapur për vdekjen e kinematografes Rust, Halyna Hutchins, duke pretenduar se vetëm ata që ishin në xhirime atë ditë janë ata që “e dinë saktësisht se çfarë ndodhi”.

Në një intervistë për The Chris Cuomo Project akturi tha pasi vuri në dukje se njerëzit po presin raportin e një prokurori të qarkut, “Unë di vetëm të them që personat që ndodheshin në xhirimet e filmit e dinë se çfarë ndodhi. ”

“Njerëzit që flasin me zë të lartë për atë që ndodhi ose spekulojnë për atë që ndodhi nuk ishin në xhirimet e filmit … ata flasin vazhdimisht  ‘po sikur'” vazhdoi Baldwin.

Në dhjetor, ai deklaroi në një intervistë me George Stephanopoulos të ABC News se “nuk e tërhoqi këmbëzën” e armës gjatë tragjedisë në xhirime: “KUnë nuk e tërhoqa këmbëzën. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën dikujt, kurrë.”

Ndërkohë, një raporti mjeko-ligjor të FBI-së ,arma nuk mund të qëllonte pa një tërheqje të këmbëzës” .

Luke Nikas, një avokat i Baldwin, tha në një deklaratë për ABC News se raporti i FBI-së “po keqinterpretohet”. Ai shtoi, “Arma u shkrep gjatë testimit vetëm një herë – pa pasur nevojë të tërhiqte këmbëzën. FBI nuk ishte në gjendje të gjuante armën në asnjë provë të mëparshme, edhe kur tentuan të tërhiqnin këmbëzën, sepse ishte në gjendje kaq të keqe.”

“Raporti i vërtet është ai i mjekut mjekësor, i cili ka konstatuar se ka qenë një aksident tragjik”, shtoi Nikas. “Kjo është hera e tretë që autoritetet e New Mexico zbulojnë se Alec Baldwin nuk kishte autoritet ose njohuri për kushtet e supozuara të pasigurta në set, se atij i ishte thënë nga personi përgjegjës për sigurinë në sheshxhirim se arma ishte e sigurt”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *