• |
ide | kryesore

“Je i vetmi që mund të shpëtojë United. Mos prit, flit tani”: Neville i kërkon ndihmë Cristiano Ronaldos

-Instant, Sport



Në orët e fundit një mesazh në rrjetet sociale theu heshtjen që shoqëronte prej disa kohësh Cristiano Ronaldon: “Pas dy javësh do ta dini të vërtetën pas kaq shumë gënjeshtrave të lexuara në media”, ishin fjalët e portugezit. Pak rreshta, por që nuk i mjaftuan Gary Neville, ish-legjenda e Manchester United, për të kuptuar se çfarë po ndodh në radhët e Djajve të Kuq, mes rezultateve në fushë dhe merkatos së transferimeve.

Kjo është edhe arsyeja që ish-mbrojtësi, duke iu drejtuar direkt sulmuesit portugez, ka vendosur të publikojë një mesazh pa lojëra fjalësh. Në Twitter, Neville shkroi duke i kërkuar në një farë mënyre ndihmë CR7: “Përse lojtari më i madh i të gjitha kohërave (për mendimin tim) duhet të presë dy javë për t’u thënë të vërtetën tifozëve të Manchester United? Ngrihu tani dhe flit”, shkroi ish-mbrojtësi. “Klubi është në krizë dhe ka nevojë për lider që mund ta udhëheqin. Është i vetmi që mund ta marrë këtë situatë në dorë!”.

Një apel që ish-mbrojtësi i United ka bërë për 37 vjeçarin, në qendër të një situate të pazakontë në karrierë. Në thyerje të mardhënieve me trajnerin e klubin dhe i akuzuar nga tifozët për gjendjen e skuadrës, me dy humbje radhazi në dy ndeshjet e para të Premier League. Mbetet për tu parë nëse CR7 do të “shtrëngojë” kohët për të dalë hapur para mediave, apo do të ketë ndonjë lajm për të ardhmen, të tijën dhe klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *